Title: Ndryshimet ne ligjin per kualifikimin shkencor
Date: May 10 2008 Description:
VENDIM
"PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, Nr. 786, datë 17.12.1998, "PËR KUALIFIKIMIN SHKENCOR, PASUNIVERSITAR DHE PËR KLASIFIKIMIN E PUNONJËSVE, PEDAGOGJIKË E KËRKIMORË""
Për titullin "Prof. Asoc"
Ky titull mund t'u jepet kandidatëve që kanë mbaruar studimet e doktoraturës në universitete të njohura ndërkombëtarisht, pa respektuar afatet e mësipërme kohore, kur ata plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- a) Kanë mbrojtur doktoraturën (Ph.D., Dr.sc.) me rezultat së paku "mirë";
- b) Kanë botuar, si autorë të parë, së paku katër artikuj shkencorë origjinalë prej të cilëve së paku dy në revista shkencore ndërkombëtare me bord editorial;
- c) Kanë bërë së paku tri referime ose prezantime në kongrese ose konferenca shkencore ndërkombëtare;
- d) Kur kandidatja/-ti ka botuar në gjuhën shqipe një monografi, e cila është e ndryshme nga disertacioni i doktoratës ose masterit, kjo vepër zëvendëson kërkesat e pikës "c";
- e) Kanë dhënë mësim (leksione, seminare) së paku për dy vite akademike pas përfundimit të doktoratës;
- f) Janë në gjendje të japin mësim në një gjuhë të huaj perëndimore.
Për titullin "Profesor"
Ky titull mund t'u jepet kandidatëve që kanë mbaruar studimet e doktoraturës në universitetet perëndimore, pa respektuar afatet e mësipërme kohore, kur ata plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- a) Kanë mbrojtur doktoraturën (Ph.D., Dr.sc.) me rezultat së paku "shumë mirë";
- b) Kanë botuar, si autorë të parë, së paku 5 artikuj shkencorë origjinalë. Tri prej tyre duhet të jenë të botuar në revista shkencore me bord editorial profesional dhe një artikull të jetë i botuar në një revistë me faktor impakti;
- c) Kanë bërë së paku pesë referime ose prezantime në kongrese ose konferenca shkencore ndërkombëtare, të botuara në proceedings me numër ISSN;
- d) Kur kandidatja/-ti ka botuar në gjuhë të huaj një monografi, e cila është e ndryshme nga disertacioni i doktoratës ose masterit, kjo vepër zëvendëson kërkesat në pikën "b" dhe "c";
- e) Kur kandidatja/-ti ka botuar në gjuhën shqipe dy monografi, të cilat janë të ndryshme nga disertacioni i doktoratës ose masterit, kjo vepër zëvendëson kërkesat për botime në pikat "b";
- f) Kanë dhënë mësim (leksione, seminare) në shkollën e lartë, së paku për tri vite akademike pas përfundimit të doktoratës;
- g) Kanë dhënë mësim në një universitet perëndimor së paku për një vit akademik dhe kanë fituar statusin e asistent profesorit;
- h) Janë titullar së paku në një lëndë dhe kanë dhënë kontribut të vlerësuar nga kritika në një fushë të caktuar të kërkimit shkencor.
- i) Kanë kontribut në zhvillimin akademik të shkollës së lartë;
- j) Janë në gjendje të japin mësim në një gjuhë të huaj perëndimore.
Title: The contribution of human resources development to migration policy in Albania
Date: December 2007 Description: In 2006 the European Training Foundation (ETF) launched a pilot study on the links between migration, education and training systems and labour markets. Since knowledge of the overall consequences of migration in relation to education/skills and labour markets is limited, the ETF approach included desk research, fact-finding missions and field surveys in the four countries selected, namely Albania, Egypt, Moldova and Tunisia, some of these being new sources of migration to the EU and some being traditional sources
|